Asfaltohet rruga Bllacë-Ngucat, rrugë që lidhë Suharekën me Malishevën

04.08.2021

Në shtator të vitit 2020 në pjesën e fshatit Ngucat, edhe zyrtarisht kishin filluar punimet në hapjen e rrugës Ngucat-Bllacë. E sot pas 10 muajve ka përfunduar asfaltimi i kësaj rruge, e cila lidhë jo vetëm këto dy fshatra, por është edhe një rrugë më shumë që lidhë Komunën e Malishevës me atë të Suharekës. […]

Asfaltohet rruga Bllacë-Ngucat, rrugë që lidhë Suharekën me Malishevën Foto: Ilustrim

Në shtator të vitit 2020 në pjesën e fshatit Ngucat, edhe zyrtarisht kishin filluar punimet në hapjen e rrugës Ngucat-Bllacë.

E sot pas 10 muajve ka përfunduar asfaltimi i kësaj rruge, e cila lidhë jo vetëm këto dy fshatra, por është edhe një rrugë më shumë që lidhë Komunën e Malishevës me atë të Suharekës.

Rruga Ngucat-Bllacë, është e gjatë 2 kilometra e 613 metra dhe është mundësuar nga Ministria e Infrastrukturës.

Asokohe në fillimin e punimeve ishin të pranishëm, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku, si propozues i këtij amendamenti për futjen në buxhet, dy kryetarët e komunave përkatëse, Ragip Begaj dhe Bali Muharremaj, përfaqësues të fshatit Ngucat dhe qytetarë të tjerë.