Në fshatin Bllacë po përfundon Rruga “Ushtria e Kosovës – Kadri Qollaku”.

Për të parë zhvillimin e punimeve, në Bllacë ka shkuar kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, i cili së bashku me disa banorë të këtij fshati, kanë përcjellur punimet e asfaltimit të rrugës.

Kryetari Muharremaj gjatë qëndrimit në fshatin Bllacë është shprehur: “Puna do të vazhdoj në tërë territorin e Komunës së Suharekës, në shumë projekte, në të mirë të qytetarëve”.

Kujtojmë se së fundmi Kryetari Muharremaj ka realizuar edhe projektin për hapjen e rrugave fushore si dhe sanimin dhe rregullimin e gropave në rrugët kryesore të fshatrave si dhe të qytetit.