Asambleistja e LVV-së në Suharekë kërkon që raporti për verifikim të pronave të publikohet në uebfaqe të Komunës

29.06.2021

Sot është mbajtur seanca e radhës e Asamblesë Komunale të Suharekës. Sot në mbledhjen e gjashtë të asamblesë komunale për këtë vit, në pikën e 6 të rendit të ditës u diskutua “Shqyrtimi i raportit të komisionit për verifikimin e pronave” për të cilin është punuar për 6 muaj me radhë për evidentimin e pronave […]

Asambleistja e LVV-së në Suharekë kërkon që raporti për verifikim të pronave të publikohet në uebfaqe të Komunës Foto: Lëvizja Vetëvendosje

Sot është mbajtur seanca e radhës e Asamblesë Komunale të Suharekës.

Sot në mbledhjen e gjashtë të asamblesë komunale për këtë vit, në pikën e 6 të rendit të ditës u diskutua “Shqyrtimi i raportit të komisionit për verifikimin e pronave” për të cilin është punuar për 6 muaj me radhë për evidentimin e pronave komunale në tërë territorin e Komunës së Suharekës.

Në këtë raport evidentohet secila pronë komunale nëpër secilin fshat të Komunës së Suharekës.

Rëndësia e këtij raporti qëndron tek fakti që këtu ceken edhe ato prona publike të cilat janë të uzurpuara.

E asambleistja nga radhët e LVV-së, Laureta Tafaj e cila njëherit ka qenë edhe anëtare e këtij komisioni ka kërkuar që ky raport të publikohet edhe në uebfaqen zyrtare të Komunës së Suharekës në mënyrë që të kenë qasje të gjithë qytetarët.