Asambleistja e LVV-së kërkon ti kushtohet rëndësi familjarëve të dëshmorëve

Situata e krijuar nga pandemia covid-19 padyshim që ka goditur të gjitha shtresat e shoqërisë tonë. Një shqetësim ka ngritur edhe asambleistja e LVV-së në Suharekë, Laureta Tafaj.

“Në pamundësi për t’i përkujtuar dëshmorët përmes tubimeve publike në këtë 21 vjetor të rënies së tyre, për shkak të gjendjës së krijuar nga Covid-19, do të ishte mirë të i kushtojmë rëndësi të veçant gjendjës ekonomike të familjarëve të tyre, pasi që ndër shumë kategoritë shoqërore të prekura nga Covid-19 janë edhe familjet e dëshmorëve.

Unë si asambleiste e Kuvendit Komunal të Suharekës kërkoj nga organet kompetente të Komunës që të kontaktohen të gjitha familjet e dëshmorëve në mënyrë që të evidentohen nevojat e tyre.
Në Komunën e Suharekës janë dhuruar donacione të ndryshme nga qytetaret, andaj do të ishte mire që një pjesë e tyre të dhurohej tek familjet e dëshmorëve të cilat kanë nevojë.

Dëshmoret u kujdesën për lirinë tonë, ne e kemi obligim të kujdesemi për familjarët e tyre” ka shkruar asambleistja Tafaj.

RAPORTO