Asambleisti nga Suhareka rezulton pozitiv me COVID-19

Asambleisti nga radhët e PDK-së në Suharekë, Rilind Krasniqi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vet Krasniqi, i cili ndër tjera ka thënë që ka qenë e pritur pasi që është pjesë e stafit të SHSKUK-së.

“Dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv. Duke qenë që jam pjesë e stafit të SHSKUK-së kam qenë i pergatitur që mund të ndodhë një gjë e tillë pasiqë jemi më të ekspozuar para këtij armiku të fshehtë. Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe IKSHPK-së. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend” ka njoftuar Krasniqi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.