Asambleisti ironizon me qeverisjen Muharremaj, propozon edhe gara me qen

Në mbledhjen e dytë të rregullt të asamblesë komunale ndër pika të rendit të ditës është diskutuar edhe për raportin e qeverisjes Muharremaj gjatë vitit 2019.

Më i zëshëm në fjalën e tij ishte asambleisti nga radhët e PDK’së, Arbërim Basha i cili ka akuzuar Bali Muharremajn për mos realizim të premtimeve sipas programit të vitit 2017 kur edhe ishte kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës.

Ndër temat premtimet Basha ka përmendur edhe drejtorinë e shëndetësisë ku sipas tij Muharremaj ka premtuar se do të kemi program të veçantë për trajtimin e dhunës në familje, e sipas Bashës kemi dhunën në familje në fshatin Samadraxhë. Ai ka pyetur kryetarin Muharremaj se nëse e keni vizituar familjen në Samadraxhë me ekipën e juaj ose pasi që njihet si kryetar i rrjeteve sociale të paktën një status ta shkruaj për atë familje.

Arbërim Basha gjithashtu ka ngritur pakënaqësitë e tij për sigurinë në shkolla ku sipas tij gjatë mbrëmjeve të maturës nxënësit po udhëtojnë me makina private dhe po bëhen aksidente.

Edhe drejtoria e kulturës Basha ka ngritur shqetësimet e tij si psh. kur komuna ka premtuar mbështetje të projekteve të teatrit kur Suhareka nuk ka teatër.

Sipas Arbërim Bashës gjatë këtyre dy viteve nga drejtoria e kulturës është parë vetëm gara, gara, gara, madje ai ka propozuar edhe gara me qen pasi që edhe ai është sport.

Qershia mbi tortë ishte muri i shembur në parkun “Agron Berisha”, si duket projekti i inauguruar në gusht të vitit 2019 merr pamje të shëmtuar nga rrëzimi i këtij muri afër parkut të lodrave.