Asambleisti Bashkim Ndrecaj i kërkon komunës përkrahje për bizneset dhe klubet sportive në Suharekë

Asambleisti i Kuvendit Komunal, Bashkim Ndrecaj përmes një kërkese publike drejtuar Komunës së Suharekës, ku nga këta të fundit ka kërkuar që të miratohet një pako për ti dalë në ndihmë bizneseve dhe klubeve sportive.

“Si pasojë e situatës të krijuar nga pandemia c-19, shumë biznese e klube sportive nuk po mundë të zhvillojn aktivitetet e tyre, dhe si pasoj e kësaj humbjet ekonomike sa vinë e shtohen.

Për ti dalë ne ndihmë këtyre Bizneseve e Klubeve Sportive propozoj qe Komuna e Suharekës të miratoj një pako fillestare për tu dalë në ndihmë sadopak dhe për tua lehtësuar humbjet e tyre.

Nëse keto masa nuk mund të jetësohen nga Qeverisja Komunale atëher të thirret një seancë e Jashtëzakonshme e Asambles Komunale për miratimin e këtyre masave.

Unë si Asambleist i K.K. Suharekë do të filloj konsultat me Grupet e përfaqesuara ne Asamblen Komunale dhe me Qendren e Biznesit në Suharekë që ti harmonizojm dhe ti modifikojm këto masa në mënyre që të gjithë bizneset te jenë përfituesë të kësaj pako.

Në vazhdim këto janë disa nga masat që mendoj se do të ishin të nevojshme për tu miratuar.
1. Të lirohen nga pagesa e qerase qe janë qiramarrës nga pronat Komunale te gjithe operatorët ekonomik të cilëve u është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë, apo nuk kanë mundur të zhvillojn aktivitetitin e tyre si pasoj e Pandemisë C-19.
2. Të lirohen nga pagesa e taksës Komunale te gjithë operatorët ekonomik të cilëve u është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë, apo nuk kanë mundur te zhvillojn aktivitetitin e tyre si pasoj e Pandemisë C-19.
3. Të lirohen nga pagesa e qerasë dhe të suvencionohen të gjitha Klubet Sportive, OJQ të ndryshme që merren me aktivitete të Artit e Kulturës të cileve u është ndaluar ushtrimi i veprimtarise,apo nuk kanë mundur të zhvillojn aktivitetitin e tyre si pasoj e Pandemisë C-19.
4. Të lirohen nga pagesa e qerasë të gjitha kafiterit,restaurantet që shfrytëzojn terasat e tyre me qera nga Kuvendi Komunalë.
5. Të suvencionohen të gjithë bujqit e Komunës me nga 200 euro në hektarë që kanë të mbjelluar kultura të ndryshme bujqësore, dhe të lirohen nga pagesa e qerasë që shfrytëzojn tokat Komunale” ka shkruar Ndrecaj.

RAPORTO