Asambleistët në Suharekë votojnë unanimisht vendimin për miratimin e pakos ekonomike emërgjente

Në prill të këtij viti asambleisti i Kuvendit Komunal, Bashkim Ndrecaj përmes një kërkese publike drejtuar Komunës së Suharekës, nga këta të fundit ka kërkuar që të miratohet një pako për ti dalë në ndihmë bizneseve dhe klubeve sportive.

“Si pasojë e situatës të krijuar nga pandemia c-19, shumë biznese e klube sportive nuk po mundë të zhvillojn aktivitetet e tyre, dhe si pasoj e kësaj humbjet ekonomike sa vinë e shtohen” kishte shkruar Ndrecaj.

E sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të asamblesë komunale në mënyrë unanime u votua vendimi për miratimin e pakos ekonomike emërgjente për shkak të pandemisë nga COVID-19.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.