Asambleistët e Suharekës në vizitë pune në Sarandë

Asambleistët e Suharekës në vizitë pune në Sarandë
Çlirim Gashi

11.06.2021 / Suhareka

Asambleistët suharekas në vizitë pune në Sarandë

Me ftesë të kryetarit të Këshillit të Bashkisë së Sarandës, Asaf Stroka, asambleistët e Komunës së Suharekës, janë në vizitë pune në Qytetin e Sarandës.

Kryesuesi i Kuvendit të Suharekës, Bexhet Kuçi si dhe asambleistët janë pritur në takim zyrtar nga kryetari i Këshillit bashkiak, Asaf Stroka.

Gjatë qëndrimit në Sarandë, asambleistët kanë vizituar edhe disa nga monumentet historike të këtij qyteti.

RAPORTO