Bizneset Vende Pune Ofertat

Asamblea e Suharekës miraton vendimin për të ndihmuar FC Ballkanin në shumën prej 40 mijë euro

Asamblea e Suharekës miraton vendimin për të ndihmuar FC Ballkanin në shumën prej 40 mijë euro

28.07.2023 Suharekë

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!

Sot gjatë ditës së premte është mbajtur mbledhja e shtatë e Asamblesë Komunale në Suharekë.

Në rend dite ka qenë edhe shqyrtimi i projekt-vendimit për të ndihmuar ekipin e futbollit, FC Ballkani, raporton SuharekaOnline.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bexhet Kuqi, ka njoftuar para asambleistëve se FC Ballkani me 13.07.2023 ka kërkuar nga Komuna e Suharekës që të ndihmohet me mjete financiare në vlerë prej 40 mijë euro.

Kuqi poashtu ka njoftuar se FC Ballkani në dy vitet e fundit është ndihmuar nga Komuna e Suharekës me 160 mijë euro.

Lidhur me këtë kërkesë të FC Ballkanit, në Asamblenë e Suharekës, pati edhe kundërshtime nga disa asambleistë.

Asambleistja nga radhët e AAK-së, Sanije Kuqi në fjalën e saj tha se pavarësisht arritjeve dhe sukseseve të klubit, asambleistët tifozllëkun duhet ta lën në stadium, ndërsa në ulëset e asamblesë të diskutohet mbi arsyeshmërinë e këtij vendimi, për ndihmën e klubit në këtë vlerë.

“Jo që nuk e meriton klubi, prap po kthehna te tifozllëku dhe krenaria që ky klub na ka bërë neve të gjithë krenar, po te pjesa që buxheti i komunës, mundësit buxhetore të komunës nuk janë të mjaftueshme për me i dediku komplet një klubi sportiv, e duke i lënë anash të gjitha klubet tjera dhe sportistët e tjerë, të cilët e meritojnë të stimulohen për me arrit suksese në drejtimet që i kanë. Mendoj që komuna dhe kuvendi duhet të kenë një qëndrim a jemi tu e mbajtë qëndrimin si mbështetës të klubeve sportive, a jemi tu e mbajtë qëndrimin si shpërblyes të klueve për arritjet që i kanë.” tha ndër tjerash Kuqi.

Poashtu, reagime ka pasur edhe nga asambleisti i grupit parlamentar LDK-Suharekë, Urim Suka, i cili në fjalën e tij ndër tjerash tha se pajtohet me ato të cilat i tha asambleistja, Sanie Kuqi.

“Përtej krenarisë që kemi, përtej asaj që kemi emocione, për ato që ata bëjnë në fushë, ne këtu jemi për me marr vendime përafërsisht të barabarta për të gjithë, edhe vitin e kalum që e kemi bërë kritikën për 80 mijë euro edhe sot është pak a shumë e njëjta gjë. Unë po dua që vendimet që i marrim të mos jenë tepër të favorshme për dikë edhe mos me kanë krejt zero nashta për dikë tjetër.” tha ndër tjerash Suka.

Ndërsa, në fjalën e tij, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj tha se këto janë mjetet e fundit të cilat i jepen FC Ballkani, sepse më shumë edhe po të duan si komunë nuk kanë mundësi, sepse duhet të zbatohet ligji.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë-Suharekë diskutimet për këtë pikë vazhduan edhe nga asambleistët e tjerë.

Në fund të pikës së tretë, asambleistët me 14 vota për, 12 kundër kanë miratuar vendimin për të ndihmuar klubin e futbollit, FC Ballkani me mjete financiare në vlerë prej 40 mijë euro, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim.

ISEFERI SH.P.K. Prodhim Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
SuharekaOnline Media Rr. Brigada 123, pn, 23000 Suharekë,
Kosovë
Laboratori RIOLAB Mjekësi Rr.Luigj Gurakuqi, 23000 Suharekë,
Kosovë
Prime Led Sh.p.k Marketing / Web Brigada.123,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende89 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë