Asamblea e Suharekës miraton planin për integritetin e komunës për periudhën 2023-2027

30.11.2022

Gjatë ditës së mërkurë është mbajtur mbeldhja e njëmbëdhjetë (11) për vitin 2022 e Asamblesë Komunale në Suharekë. Kryesuesi i kësaj mbledhje, Bexhet Kuqi ka prezentuar pikat e rendit të ditës të cilat janë diskutuar dhe janë: 1. Miratimi procesverbalit nga mbledhja e kaluar, 2. Shqyrtimi për vendimin dhe miratimin e planit për integritet për […]

Asamblea e Suharekës miraton planin për integritetin e komunës për periudhën 2023-2027

Gjatë ditës së mërkurë është mbajtur mbeldhja e njëmbëdhjetë (11) për vitin 2022 e Asamblesë Komunale në Suharekë.

Kryesuesi i kësaj mbledhje, Bexhet Kuqi ka prezentuar pikat e rendit të ditës të cilat janë diskutuar dhe janë:

1. Miratimi procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

2. Shqyrtimi për vendimin dhe miratimin e planit për integritet për Komunën e Suharekës për periudhën 2023-2027,

3. Shqyrtimi i raportit të përformancës për Komunën e Suharekës për vitin 2021,

4. Raporti për procesin zgjedhor të këshillave lokal të fshatrave dhe lagjeve urbane në tërë territorin e Komunës së Suharekës

5. Diskutim për sensibilizimin e qytetarëve kundër dhunës në familje

6. Pyetje dhe Përgjigjje

Ky rend dite është votuar nga të gjithë asambleistët e Komunës së Suharekës.

Kryesuesi i mbledhjës, Bexhet Kuqi ka hedhur në votim pikën e dytë të rendit të ditës e cila poashtu është votuar nga asambleistët e Suharekës dhe është miratuar.

Ky plan i integritetit synon të kontriboj në ndërtimin e një administrate komunale profesionale dhe të modernizuar të zhvillimit të qëndrueshëm social ekonomik dhe lokal, me qëllim të ngritjës së mirëqenies së qytetarëve përmes ofrimeve të shërbimeve efektive dhe cilësore për të gjithë pa dallime, raporton SuharekaOnline.

Me vendim të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për monitorimin dhe raportimin e këtij plani të integritetit do të caktohet edhe menaxheri i cili ka për obligim të monitoron zbatimin e këtij plani të integritetit si dhe të raporton para antarëve të kuvendit së paku njëherë në vit.

Lidhur me këtë pikë ka marrë fjalën, Urim Suka nga Lidhja Demokratike dega në Suharekë i cili ka thënë se LDK-Suharekë e miraton dhe mbështetë këtë pikë, ku edhe ka shtuar se komuna ka nevojë urgjente që t’i kthehet integriteti që sipas tij i ka munguar tash e disa vite.

Suka është shprehur se shqetësimi i LDK-së është se qëllimi i këtij pushteti nuk është kthimi i integritetit të komunës.

“Qëllimi i këtij pushteti nuk është kthimi i integritetit të komunës, përkundrazi, ajo që shohim në kontrata e në punën që po e bëni e në mënyrën se si po planifikoni dëshmon të kundërtën e asaj që me të vërtetë duhet të ndodhë. Pra, qëllimi juaj është hartimi i një dokumenti copy paste si disa të tjerë që i keni miratuar këta muajt e fundit dhe pas miratimit këto miratime mbesin në sirtarët tuaj e nuk përfillën as nga vetë ju, duke vazhduar prap me logjikën e keqplanifikimit dhe keqmenaxhimit pothuajse në secilin projekt. Mirëpo, përkundër të gjithave ne mendojmë se ky plan duhet të miratohet dhe duhet zbatuar që komuna jonë të ketë integritet më të lartë, për këtë ne do ta mbështesim këtë projektvendim” tha Suka.

LEXO EDHE:  LDK-Suharekë me 5 kandidatë për deputetë, Shala: “Do të konfirmohet fitorja më 9 shkurt”

Poashtu, edhe Selman Kolgeci nga LDK_Suharekë ka thënë se duke pasur një pasyqrë të qartë nga ajo çfarë keni vepruar në mandatin e kaluar e çfarë do veproni tani është jashtëzakonisht i nevojshëm miratimi i këtij plani.

“Shumicën e veprimeve që në të kaluarën kanë qenë në kundërshtim me ato veprimet që do të duhej të bëni, për këtë ju kemi kritikuar disa herë, siç janë rastet kur kemi kërkuar planifikim të mirëfillt financiar duke i inkorporuar të gjitha palët në menaxhimin dhe shpenzimin e mirëfillt të buxhetit duke mos devijuar vendimet e asamblesë për buxhetin, duke mos rënë në kundërshtim me ligjin për financat publike. Te prokurorimi kemi pasur vërejtje të vazhdueshme sa i përketë kritereve diskriminuese, hiperbolizim në sasi dhe paramasë me qëllim të favorizimit të ndonjë operatori ekonomik të caktuar” ka thënë Kolgeci

“Te standarti i ndërtimit dhe kontrolli i ndërtimit pa leje ka qenë dhe vazhdon të jetë brengë e jona se si ka mundësi që para syve të qeverisjës komunale të ndërtohet pa leje e të tejkalohet leja ndërtimore dhe të mos kemi asnjë reagim, pra mos u bëni që nuk po i shihni këto ndërtime” ka shtuar Kolgeci.

Ai poashtu ka theksuar se LDK-Suharekë e mbështetë këtë plan.

Edhe nga Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë kanë thënë se e mbështesin këtë plan, duke shtuar se është shumë i rëndësishëm kalimi i kësaj pike të rendit të ditës, ku kanë shtuar se shpresojnë që ky plan të përmbushet në përpikëmëri./SuharekaOnline/

Etiketat