As në qershor nuk ndalen vjedhjet në Suharekë, për dy javë ndodhën 8 të tilla

As në qershor nuk ndalen vjedhjet në Suharekë, për dy javë ndodhën 8 të tilla
Fjolla Hoxha

21.06.2021 / Suhareka

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i vjedhjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin.

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve, ku vetëm dy javët e fundit të muajit maj ndodhën 6 vjedhje.

Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e vjedhjeve të cilat kanë ndodhur gjatë dy javëve të para të muaji qershor në Komunën e Suharekës.

Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se gjatë dy javëve në Suharekë kanë ndodhur 8 vjedhje.

Kështu ka bërë të ditur edhe shefi i sektorit të operativës, toger Bashkim Gashi, në takimin e sigurisë lokale të mbajtur më 17 qershor.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit