As në maj nuk ndalen vjedhjet në Suharekë, për një muaj ndodhën 12 të tilla

04.06.2021

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i vjedhjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin. Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve, ku vetëm dy javët e fundit […]

As në maj nuk ndalen vjedhjet në Suharekë, për një muaj ndodhën 12 të tilla Foto: Ilustrim

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i vjedhjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin.

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve, ku vetëm dy javët e fundit të muajit maj ndodhën 6 vjedhje.

Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e vjedhjeve të cilat kanë ndodhur gjatë muajit maj të këtij viti.

Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se gjatë muajit maj në Suharekë kanë ndodhur 12 vjedhje.

Gjatë dy javëve të para të majit ndodhën 6 vjedhjeve, si dhe në dy javët e fundit të po të njëjtit muaj ndodhën 6 vjedhje.

Muaji MajNr. i vjedhjeve në Komunën e Suharekës
2 javët e para të majit6
2 javët e fundit të majit6
TOTAL12