Arsimi në Suharekë, Bajselmani tregon se 2 mësimdhënëse janë infektuar me COVID-19

29.01.2021

Në shtator të vitit të kaluar procesi mësimor kishte filluar me vonesë për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, ku gjithashtu gjysmëvjetori i parë kishte mbaruar më herët se zakonisht. Edhe pse në kohë pandemie nxënësit e kishin filluar mësimin nëpër shkolla duke i zbatuar udhëzimet nga institucionet shëndetësore, ku në rastet e identifikuara pozitive […]

Arsimi në Suharekë, Bajselmani tregon se 2 mësimdhënëse janë infektuar me COVID-19 Foto: Ilustrim

Në shtator të vitit të kaluar procesi mësimor kishte filluar me vonesë për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, ku gjithashtu gjysmëvjetori i parë kishte mbaruar më herët se zakonisht.

Edhe pse në kohë pandemie nxënësit e kishin filluar mësimin nëpër shkolla duke i zbatuar udhëzimet nga institucionet shëndetësore, ku në rastet e identifikuara pozitive me COVID-19, ai grup kalonte në mësim online.

Në Komunën e Suharekës në shtator të vitit të kaluar të gjitha shkollat e kishin filluar procesin mësimor në mënyrë fizike, por me identifikimin e rasteve pozitive disa prej grupeve edhe kishin kaluar online.

Në gjysmëvjetorin e parë në Komunën e Suharekës ishin identifikuar 19 nxënës dhe 87 mësimdhënës me COVID-19, ku prej tyre dy mësimdhënës fatkeqësisht e kishin humbur betejën nga ky virus.

Ndërsa, me 18 janar të këtij viti ka filluar procesi mësimor, gjysmëvjetori i dytë.

Në një prononcim për SuharekaOnline, Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani ka thënë se situata me pandeminë COVID-19 në shkollat e komunës është e mirë.

Gjithashtu, Bajselmani ka thënë se në bazë të infromacioneve që ai ka aktualisht në Komunën e Suharekës janë të infektuar dy mësimdhënëse në SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani” në fshatin Leshan, të cilat pritet të fillojnë punën të hënën.

Bajselmani tutje ka treguar se këto dy mësimdhënëse kanë punuar me mësim online por edhe janë zëvendësuar nga kolegët brenda shkollës.