Arrestohet suharekasja pasi që e goditi me kaçavidë burrin e saj dhe i kërkoi të ik nga shtëpia

17.07.2023

Rastet e dhunës në familje janë rastet të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës, të cilat poashtu, janë ndër rastet më sfiduese për institucionet e vendit. Nga raportet e policisë, në shumicën e rasteve viktimat fatkeqësisht janë femra, por një rast pak më ndryshe të shtunën është raportuar në Stacionin Policor në […]

Arrestohet suharekasja pasi që e goditi me kaçavidë burrin e saj dhe i kërkoi të ik nga shtëpia Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë rastet të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës, të cilat poashtu, janë ndër rastet më sfiduese për institucionet e vendit.

Nga raportet e policisë, në shumicën e rasteve viktimat fatkeqësisht janë femra, por një rast pak më ndryshe të shtunën është raportuar në Stacionin Policor në Suharekë, shkruan SuharekaOnline.

Policia e Suharekës ka njoftuar se një femër në Suharekë ka sulmuar fizikisht dhe kishte goditur me kaçavidë në dorë burrin e saj, duke i kërkuar atij që të dal nga shtëpia.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore, përçka edhe ka marr tretman mjekësor.

Ndërsa, e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Suharekë 15.07.2023 – 10:17. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe goditë me kaçavidë në dorë bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe ka kërkuar nga ai të dalë nga shtëpia.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njësiti policor ka sekuestruar mjetin- kaçavidën që dyshohet të jetë  përdorur në rast, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftimin e policisë.