Arrestohet suharekasi, rrahu një femër nga Shqipëria

02.03.2023

Rastet e dhunës në familje janë rastet të cilat çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës, e për fat jo të mirë dita e ditës vetëm se po rriten, ky fenomen sa është shqetësues njëkohësisht është edhe sfidë për institucionet e shtetit. Dhuna në familje nga raportet e përditshme të policisë në shumicën e rasteve […]

Arrestohet suharekasi, rrahu një femër nga Shqipëria Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë rastet të cilat çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës, e për fat jo të mirë dita e ditës vetëm se po rriten, ky fenomen sa është shqetësues njëkohësisht është edhe sfidë për institucionet e shtetit.

Dhuna në familje nga raportet e përditshme të policisë në shumicën e rasteve shkaktohet nga mosmarrëveshjet ndërmjetë familjarëve, e ku kryesisht femrat janë viktima.

Një rast i dhunës në familje është raportuar edhe gjatë ditës së martë në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se të martën rreth orës 20:00 ka arrestuar një person të dshuar për dhunë ndaj një femrës, shtetase e Shqipërisë.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.