Arrestohet një person në Dubravë të Suharekës, ishte i kërkuar nga policia

07.06.2023 Suharekë
Një person është arrestuar pasi ishte i kërkuar nga Policia e Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës bëhet e ditur se dje rreth orës 13:45 në Dubravë të Suharekës është arrestuar një person i cili po kërkohej nga policia, raporton SuharekaOnline.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se arrestimi është kryer në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
Policia e Kosovës në Suharekë njofton se i dyshuari pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Dubravë, Suharekë 06.06.2023 – 13:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.” thuhet në njoftimin e policisë.