Arrestohet një person i kërkuar në Suharekë

06.07.2021

Nuk janë të rralla rastet kur personi kryen një vepër penale dhe tenton të arratiset që mos të del para drejtësisë. Së fundmi Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar në Suharekë. Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj. Osmanollaj ka […]

Arrestohet një person i kërkuar në Suharekë Foto: Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur personi kryen një vepër penale dhe tenton të arratiset që mos të del para drejtësisë.

Së fundmi Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar në Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka bërë të ditur se arrestimi i personit të kërkuar është bërë rreth orës 03:55 të së hënës.

Arrestimi është kryer në bazë të urdhëresës së Gjykatës.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në mbajtje.