Arrestohet një grua në Suharekë, goditi me veturë një fëmijë

19.08.2023 Suharekë
Të premtën rreth orës 17:20 në stacionin policor në Suharekë është raportuar për një aksident me lëndime, ku si pasojë viktimë ishte një fëmijë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur në Rr. Xhavit Sylaj, me ç’rast është arrestuar e dyshuara kosovare pasi që e njëjta derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën femër kosovare (fëmijë), e cila ishte duke kaluar rrugën.
Si pasojë, lëndime ka pësuar viktima e cila pas tretmanit mjekësor është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.