Arrestohen 4 persona në Suharekë, kërkoheshin me urdhër të gjykatës

13.12.2021

Policia rajonale në Prizren, përveç detyrave zyrtare, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ne parandalim të aktiviteteve kriminale, në theks te veçantë është duke i realizuar urdhëresat dhe kërkesat e Gjykatës Themelore në Prizren. Në aktivitetin e policisë, njësiti i zbatimit të urdhëresave nga data 06 dhjetor 2021 deri me datë 12 dhjetor 2021, ka […]

Arrestohen 4 persona në Suharekë, kërkoheshin me urdhër të gjykatës Foto: © Hallka Marketing Agency

Policia rajonale në Prizren, përveç detyrave zyrtare, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ne parandalim të aktiviteteve kriminale, në theks te veçantë është duke i realizuar urdhëresat dhe kërkesat e Gjykatës Themelore në Prizren.

Në aktivitetin e policisë, njësiti i zbatimit të urdhëresave nga data 06 dhjetor 2021 deri me datë 12 dhjetor 2021, ka realizuar gjithsej 44 urdhëresa, nga këto 40 urdhëresa në Prizren dhe 4 në Suharekë.

Në lidhje më këtë rast janë arrestuar 44 persona të dënuar të cilët janë dërguar në vuajte të dënimit për vepra penale të ndryshme.

Njësiti i urdhëresave në drejtorinë rajonale në Prizren dhe njësitë tjera policore edhe në të ardhmen duke zbatuar urdhëresat do të jenë në nivelin më të lartë profesional, për të siguruar një klimë të qete dhe siguri për qytetarët e rajonit të Prizrenit.