Armëmbajtje pa leje në Suharekë, Policia arreston një person, sekuestrohet pistoletë 9mm

para 32 dite

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin e saj 24-orësh se ka kryer një arrestim për armëmbajtje pa leje në Suharekë.

Armëmbajtje pa leje në Suharekë, Policia arreston një person, sekuestrohet pistoletë 9mm

Rasti ka ndodhur mbrëmë, më 17 qershor 2025, rreth orës 21:00.

Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore, e cila drejtohej nga një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka zbuluar një armë – pistoletë të kalibrit 9 mm.

Menjëherë pas gjetjes së armës, i dyshuari është arrestuar. Me vendim të prokurorit kompetent, ai është dërguar në mbajtje.

Etiketat

Ofertat e fundit