Lajmin e bëri të ditur kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kryetar komune në Suharekë, Hamdi Bytyçi.

“Sot kemi kënaqësinë të prezantojmë z. Egzon Makica, arkitekt me përvojë dhe kontribute të çmuara në fushën e infrastrukturës dhe zhvillimit urban,” shkroi Bytyçi në njoftimin e tij. Ai theksoi se afrimi i Makicës është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të vizionit të përbashkët.

“Duke ndarë vizionin tonë për një shoqëri më të qëndrueshme, moderne dhe transparente, Egzoni i bashkohet familjes sonë politike për të dhënë energjinë dhe ekspertizën e tij në ndërtimin e së ardhmes që meritojmë,” shtoi Bytyçi, duke i uruar mirëseardhjen arkitektit Makica në ekipin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.