Ardiani që kthehet! Muharremaj thotë se me Kotorrin vazhdojnë rrugëtimin
Më 25 shtator të vitit 2020 në mbledhjen e nëntë të asamblesë komunale në Suharekë, në fjalën e tij asamblesiti Ardian Kotorri kishte bërë publike dorëheqjen e tij nga grupi i asambleistëve të AAK-së. “Në bazë të rrethanave të krijuara kam vendosur që të japë dorëheqje prej grupit kuvendar të AAK-së, rrjedhimisht edhe prej Aleancës […]
Më 25 shtator të vitit 2020 në mbledhjen e nëntë të asamblesë komunale në Suharekë, në fjalën e tij asamblesiti Ardian Kotorri kishte bërë publike dorëheqjen e tij nga grupi i asambleistëve të AAK-së.
“Në bazë të rrethanave të krijuara kam vendosur që të japë dorëheqje prej grupit kuvendar të AAK-së, rrjedhimisht edhe prej Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe mandatin tim në asamble komunale nga tani do ta ushtroj si i pavarur” kishte thënë asokohe asambleisti Kotorri.
Por ende pa u bërë më shumë se tre muaj siç duket Kotorri prapë do të kthehet në AAK. Kjo është lënë të nënkuptohet nga kryetari i degës së AAK-së në Suharekë, Bali Muharremaj, i cili së bashku me Blerim Kuçin kanë vizituar Ardian Kotorrin.
Muharremaj ka bërë të ditur se me Kotorrin do të vazhdojnë rrugëtimin dhe se fal kontributit të tij dhe përkrahësve, në dy mandate si asambleist në Asamblenë Komunale, ata kanë arritur rezultate gjithmonë duke shënuar fitore, shkruan SuharekaOnline.
Ky kthim i Kotorrit vie në prag të zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen në shkurt të këtij viti.
“Me Ardian Kotorrin do ta vazhdojmë rrugëtimin.Për shkak të vlerave që ka krijuar gjithmonë AAK, Ardiani do të mbetet i përkushtuar gjithmonë në avansimin e mëtejmë të këtij kontributi të jashtëzakonshëm. Natyrisht, AAK është e vetëdijshme se fal kontributit të tij dhe përkrahësve, në dy mandate si asambleist në Asamblenë Komunale, ne kemi arritur rezultate gjithmonë duke shënuar fitore. E ardhmja të do konkretizoj rezultate mbreslënëse në punën tonë të pandalshme, në të mirën e qytetarëve të Komunës së Suharekës” ka shkruar Muharremaj.