Ardian Shala zyrtarisht kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës

01.06.2021

Gjersa kanë mbetur më pak se gjashtë muaj që sipas afatit të rregullt zgjedhor të mbahen zgjedhjet lokale për kryetar dhe asamble komunale, partitë politike tashmë kani filluar zyrtarizimin e kandidaturave të tyre. Sot gjatë ditës dega e LDK-së në Suharekë ka zyrtarizuar kandidatin e tyre për kryetar të komunës në zgjedhjet e tetorit 2021. […]

Ardian Shala zyrtarisht kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës Foto: Ilustrim

Gjersa kanë mbetur më pak se gjashtë muaj që sipas afatit të rregullt zgjedhor të mbahen zgjedhjet lokale për kryetar dhe asamble komunale, partitë politike tashmë kani filluar zyrtarizimin e kandidaturave të tyre.

Sot gjatë ditës dega e LDK-së në Suharekë ka zyrtarizuar kandidatin e tyre për kryetar të komunës në zgjedhjet e tetorit 2021.

Sipas njoftimit të kësaj partie në mbledhjen e kryesisë së degës së LDK-së në Suharekë është votuar unanimisht që z.Ardian Shala të jetë kandidat për kryetarë të Komunës së Suharekës.

Ndryshe zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të këtij viti ky qytetarët do të votojnë për kryetarin e komunës dhe asambleistët.

Kujtojmë se zgjedhjet e fundit lokale janë mbajtur në tetor të vitit 2017 ku në balotazh ka fituar kandidati i AAK-së, Bali Muharremaj ndaj kandidatit të LDK-së, Sali Asllanaj.