Kryetari i LDK-së dega Suharekë njëherish edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Ardian Shala, ka uruar qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e Pavarësisë.

Deputeti Shala në Facebook ka shkruar “Të nderuar qytetarë, me besimin se vendi ynë do të vendoset në binarët e zhvillimit dhe me vendosmërinë që ta kthejmë Kosovën në duart tuaja, ku pavarësia dhe liria ta kenë kuptimin e plotë, ju uroj 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!”.

“Nderim dhe përkulje para veprimtarëve, martirëve dhe dëshmorëve të kombit!”, përfundoi Kryetari i LDK-së dega Suharekë, Ardian Shala.