Ardian Shala: Sa të jetë pandemia prapë do të votoja njëjtë

26.03.2020

Ardian Shala, është një nga tre deputetët e LDK-së që dje votoi kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë. Ai ka thënë se vota e tij nuk ka qenë pro Albin Kurtit, duke shtuar se nuk është pajtuar me veprimin e tij, siç e ka quajtur arbitrar, për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e Ministrit […]

Ardian Shala: Sa të jetë pandemia prapë do të votoja njëjtë Foto: Ardian Shala - SuharekaOnline

Ardian Shala, është një nga tre deputetët e LDK-së që dje votoi kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se vota e tij nuk ka qenë pro Albin Kurtit, duke shtuar se nuk është pajtuar me veprimin e tij, siç e ka quajtur arbitrar, për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e Ministrit të Brendshëm, njofton Klan Kosova.

“Pas pandemisë do të votoja për rrëzimin e Qeverisë në këtë formë si është sjell Kryeministri”, ka thënë Shala.

“Jemi parti serioze. S’e mendoj kurrë daljen nga LDK. Nuk ka qenë vota ime pro Albin Kurtit, vota ime ka qenë kundër shkarkimit të Qeverisë pjesë e së cilës kemi qenë. Garantoj votuesit e LDK-së  që jam prapë me LDK dhe do të jem më LDK. Ka qenë në pyetje interesi i shtetit – jam mjek – nuk kam prapavijë. Sa të jetë pandemia prape do të votoja njëjtë”.

Ai ka thënë se njëjtë si ai beson se do të veprojë edhe Vjosa Osmani që bashkë me Haxhi Avdylin dje kanë ngritur dorën kundër mocionit.

“Sa e njoh Vjosa Osmanin, kurrë nuk do të lëshojë LDK-në. Mendoj që kemi vepruar drejt, karshi premtimit të dhënë votuesve më 6 tetor”.