Ardian Shala: Plani i Qeverisë Kurti për shëndetësinë shumë sipërfaqësor dhe pa të dhëna

14.05.2021

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i shoqëruar nga Dr.Ardian Shala kanë mbajtur sot konferencë për media lidhur me gjendjen e krijuar nga tollovia te salla “1 Tetori” në Prishtinë ku qytetarë të shumtë prisnin për vaksinim. “Në emër të LDK-së i bëj ftesë partnerëve tanë ndërkombëtare të cilët punuan bashkërisht në menaxhimin e situatës pandemike, […]

Ardian Shala: Plani i Qeverisë Kurti për shëndetësinë shumë sipërfaqësor dhe pa të dhëna Foto: Ilustrim

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i shoqëruar nga Dr.Ardian Shala kanë mbajtur sot konferencë për media lidhur me gjendjen e krijuar nga tollovia te salla “1 Tetori” në Prishtinë ku qytetarë të shumtë prisnin për vaksinim.

“Në emër të LDK-së i bëj ftesë partnerëve tanë ndërkombëtare të cilët punuan bashkërisht në menaxhimin e situatës pandemike, ShBA-së, vendeve të BE-së OBSH-së në Kosovë dhe UNICEF-it që të intervenojnë dhe të theksojnë që situata duhet të kthehet në kontroll, përndryshe këto pamje dhe këta prindër tanë që sot janë drejtuar drejt vdekjes është tmerruese të shihet në ditët në vijim” ka thënë Zemaj.

Në fjalën e tij në konferencë Dr.Ardian Shala ka thënë se si departament i shëndetësisë në LDK e kanë analizuar në hollësi programin qeveritar për viltin 2021-2025 dhe është vërejtur një program shumë sipërfaqësor.

Ai ka shtuar se në këtë program nuk jepet asnjë e dhënë për buxhetin në shëndetësi për katër vitet e ardhshme, programi nuk jep asnjë masë konkrete për investime kapitale në sektorin e shëndetësisë.

Gjithashtu Shala ka thënë se nuk ka ndonjë plan për vaksinim, as një plan konkret për sigurimin e vaksinave dhe vaksinimin e popullsisë.

Si pasojë e këtyre sot patëm gjendjen në sallën 1 tetori, ka shtuar Shala.