Ardian Shala ngrit dyshime për pazare ndërmjet AAK-së dhe PDK-së

21.10.2021

Për KlanKosova, Shala ka bërë të ditur se përderisa nuk del rezultati përfundimtar, përfshirë këtu votat me kusht dhe ato të diasporës ai ende është në garë. Pavarësisht rezultateve preliminare Ardian Shala ka thënë se LDK ka rritje si në Suharekë ashtu edhe në nivel vendi. Ndërsa lidhur me dyshimet për marrëveshje ndërmjet AAK-së dhe […]

Ardian Shala ngrit dyshime për pazare ndërmjet AAK-së dhe PDK-së Foto: Ardian Shala / Facebook

Për KlanKosova, Shala ka bërë të ditur se përderisa nuk del rezultati përfundimtar, përfshirë këtu votat me kusht dhe ato të diasporës ai ende është në garë.

Pavarësisht rezultateve preliminare Ardian Shala ka thënë se LDK ka rritje si në Suharekë ashtu edhe në nivel vendi.

Ndërsa lidhur me dyshimet për marrëveshje ndërmjet AAK-së dhe PDK-së në Suharekë, Shala me bindje të plotë i ka quajtur pazare, për faktin se sipas tij PDK për asamble ka vota më shumë sesa për kryetar.

Gjithashtu sipas tij këto dyshime i bazon edhe në angazhimet e kryetarëve të nëndegëve të PDK-së që kanë bërë të pamundurën ti ndihmojnë kandidatit të AAK-së.

Megjithatë me shpalljen e rezultateve përfundimtare Shala do ta uronte Bali Muharremajn për fitoren në Suharekë.