Ardian Shala mori 3327 vota në Suharekë, 35 në Istog

Numërimi i votave të rregullta në nivel vendi tashmë ka përfunduar, ku janë numëruar votat e 2 mijë e 382 vendvotimeve.

Sipas të dhënave të KQZ-së në Komunën e Istogut, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 43.81% apo 7 mijë e 505 vota, e pasuar nga LDK me 26.76% apo 4584 vota, AAK e treta me 11.95% dhe e katërta PDK me 9.54%.

Në Komunën e Istogut kandidati për deputet nga LDK dega në Suharekë, Ardian Shala ka marr 35 vota ndërsa në Suharekë ka marr 3327 vota.

Kujtojmë se në Komunën e Suharekës, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 37.72% apo 9 mijë e 442 vota, pasohet nga AAK me 20.25% apo 5.137 vota, LDK e treta me 19,20% apo 4.806 vota dhe e katërta PDK me 17,01% apo 4.258 vota.

RAPORTO