Ardian Shala mohon zërat që ai do ta braktisë LDK-në për një grupacion të ri politik

09.09.2020

Nga 20 qershori, Vjosa Osamni përfundimisht ndau rrugëtimin e saj politik me partinë e saj, e para pak ditësh ajo njoftoi që do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e politikës, por me një nismë të re politike e që do i bashkohen edhe emra të tjerë. Syri.net Kosova përmes burimeve të afërta me Osmanin […]

Ardian Shala mohon zërat që ai do ta braktisë LDK-në për një grupacion të ri politik Foto: Ilustrim

Nga 20 qershori, Vjosa Osamni përfundimisht ndau rrugëtimin e saj politik me partinë e saj, e para pak ditësh ajo njoftoi që do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e politikës, por me një nismë të re politike e që do i bashkohen edhe emra të tjerë.

Syri.net Kosova përmes burimeve të afërta me Osmanin ka arritur të zbulojë disa nga emrat që pritet të jenë pjesë e nismës për krijimin e një krahu të ri politik e që pritet të garojë edhe në zgjedhje përmes listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Të parët që pritet të i bashkohen Osmanit janë kryesisht anëtarë dhe ish-anëtarë të LDK-së të cilët janë të pakënaqur me politikat që po i bën LDK. 

Sipas këtij mediumi këta janë emrat: ish-presidentit i Kosovës, Fatmir Sejdiu, deputeti i LDK-së,  Haxhi Avdyli, deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi,  deputeti Ardian Shala, ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ish-rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, avokati Dastid Pallaska, ish-deputeti Dardan Sejdiu, kabineti i saj në Kuvendin e Kosovës.

Në bisedime është edhe Mimoza Kusari, Shpend Ahmeti dhe shumë pjesëtarë të shoqërisë civile, por edhe disa degë të rëndësishme të LDK-së, vazhdon tutje ky medium.

Përfshirjen e emrit të tij në një grupacion të ri politik e mohon deputeti dhe njëherit kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Dr.Ardian Shala.

I kontaktuar nga SuharekaOnline deputeti, Dr.Ardian Shala, është shprehur i habitur kur është pyetur pasi që sipas tij asnjëherë dhe me askënd nuk është biseduar një gjë e tillë.

Dr.Ardian Shala thotë se ky perceptim ndoshta është krijuar nga qëndrimet që ka pasur ai lidhur me mosrrëzimin e qeverisë në kohë pandemie, por kjo nuk do të thotë se do ta braktisë LDK-në për ndonjë grupacion të ri politik, madje Shala tregon se të kesh qëndrim tjetër është frymë e demokracisë të cilën LDK e ka njërën ndër vlerat e saj.

Tutje ai tregon se është i hapur vetëm për diskutime përbrenda LDK-së dhe asnjëherë nuk mendon diçka jashtë saj.

Madje ai ka një thirrje edhe për kolegët e tij që mos të ndahen nga votuesit të cilët iu besuan në zgjedhjet e 6 tetorit përkundër dallimeve që kanë me rrugën e ndjekur nga kryesia e LDK-së.