Ardian Shala: I vetmi lajm i mirë që e marrin qytetarët është ai kur marrin vizat për ta lëshuar Kosovën!

17.09.2020

Gjatë debatit që po mbahet në Kuvendin e Kosovës në interpelancën e kryministrit Hoti lidhur me marrëveshjen e 4 shtatori në Washington, deputetët kanë hedhur akuza nga më të ndryshmet lidhur me kushtetutshmërine dhe “lështimet” e delegacionit kosovar në pikat e marrëveshjes. Në fjalën e tij deputeti dhe njëherit kryetari i degës së LDK-së në […]

Ardian Shala: I vetmi lajm i mirë që e marrin qytetarët është ai kur marrin vizat për ta lëshuar Kosovën! Foto: Ilustrim

Gjatë debatit që po mbahet në Kuvendin e Kosovës në interpelancën e kryministrit Hoti lidhur me marrëveshjen e 4 shtatori në Washington, deputetët kanë hedhur akuza nga më të ndryshmet lidhur me kushtetutshmërine dhe “lështimet” e delegacionit kosovar në pikat e marrëveshjes.

Në fjalën e tij deputeti dhe njëherit kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Dr. Ardian Shala, tha se as një periudhe të gjatë osciluese e cila i kushtoi vendit me izolim të vazhdueshëm, përpjekjet e vazhdueshme të LDK-së, qoftë në pozitë ose opozitë, për ruajtjen e miqësisë së përhershme me ShBA-të dhe BE, nuk ka lejuar që këto marrëdhënie të bien dhe të vazhdojë në pikën zero. Por me vendosmërinë e saj arriti që ta mbajë vazhdimsinë, ndonëse jo rrallë rrezikohej nga parapolitika jonë.

Ai gjithashtu ka folur edhe lidhur me shqetësimin që shumë qytetarë të Kosovës po ikin nga vendi i tyre.

” Arritja e këtij suksesi në Washington, do të ishte më i dukshëm po që se do të orientohej debati, këtu në Parlamentin e Republikës së Kosovës, në gjetjen e modaliteteve në zbatimin maksimal të kësaj marrëveshje, sidomos tek pikat që kanë të bëjnë me investimet amerikane në vendin tonë. Ta bëjmë sa më të efektshëm këtë katalizator të zhvillimit ekonomik, që me automatizëm do t’i ndihmonte stabilitetit socio-politik. Dhe pozicioni i Kosovës do të forcohej në arenën ndërkombëtare. Nuk duhet të humbim kohë në debate shterpe, që nuk të qojnë askund. E rëndësishme është që vendi e ka të paprekur integritetin dhe sovranitetin territorial dhe rendin kushtetues, kurse rruga për zhvillim dhe progres është trasuar. Tani duhet ta konkretizojmë atë me veprime të shpejta dhe pozitive. Nuk besoj se do të na e falin brezat e sotëm dhe të ardhshëm kohën e humbur gjithë këto vite në debate e diskutime të kota, që nuk prodhuan kurrfarë rezultati, pos ngecjes, stagnimit, izolimit e varfërimit.

Eshtë treni i fundit që duhet të kapim, sepse shumë të tjerë na ikën duke u marrë pas gjerave të kota, pak kush mendonte për brezat e ardhshme sepse luftonin me mish e me shpirt për zgjedhjet e neserme. Nuk është edhe aq e vështirë të manipulohet me ndjenjat patriotike të qytetarëve, sidomos në shoqëritë e pasluftës dhe për fat të keq gatishmëri ka pasur të mjaftueshme nga shumkush për të luajtur me kartën e patriotizmit. Por për fat të keq efektet qenë gjithmonë të kundërta dhe frika qe gjithmonë e kotë. Është për të ardhur keq se si një numër i caktuar vendimmarrësish, po synojnë haptas të paraqasin përfaqësuesit e Kosovës gjatë takimeve diplomatike se po luajnë rolin e viktimës dhe gjoja se nuk po reflektojnë si të palë të barabarta. Gjë që nuk është aspak e vërtetë, shkruan SuharekaOnline.

Kosova në marrëveshjen e fundit nuk e ka pasur asnjë pikë e asnjë presje më pak se Serbia. Ka qenë e përfaqësuar dhe trajtuar absolutisht në mënyrë të barabartë. Andaj më duken të tepërta qëllimet e përfitimit elektoral në momente të këtilla të rëndësishme për interesat e vendit. Nuk besoj se duhet kjartësi më e madhe, madje edhe për “skeptikët” më të spikatur se ne nuk jemi viktima por fituesi, sepse kemi në krah fuqinë më të madhe ekonomike dhe demokratike në glob, ShBA-të, garantuesen më të sigurtë të pavarsisë së Kosovës dhe distributorin më të madh të lirisë dhe demokracisë në botë. Shkaktari kryesor në lënien mbrapa të vendit tonë, është gatishmëria e një pjese të konsiderueshme të politikanëve për ta përdorur kartën e “folklorizmit patriotik”, me qëllim të faktorizimit më të bujshëm. ndërkaq për fat të keq efekti i këtij gjëmimi patriotik gjithmonë prodhonte efekte antipatriotike.

Ku ka situatë më antipatriotike se sa ikja në masë të madhe nga vendi, dhe akoma më keq kur gatishmëria për ta lëshuar Kosovën po rritet në vazhdimësi nga pjesa më e madhe e qytetarëve, e cila dominohet në masë të madhe nga rinia. 30 mijë qytetarë të republikës më pak në vit, kjo është ajo që duhet të na shqetësojë secilin. Dhe duhet të na ndërgjegjësojë ta avancojmë debatin dhe diskursin politik të nivele të atilla që do të na mundësonin gjetjen e alterantivave më efikase për zhvillim e përparim. Dhe të mos bëhemi shkaktarë të mbajtjes së vendit në izolim që për pasojë ka varfërimin dhe ikjen e vazhdueshme. Të mos bëhemi burim i lajmeve të këqija për qytetarët. fakt ky lehtë i verifikueshëm mjafton një vështrim sipërfaqësor nëpër rrjetet sociale, ku dominohet nga postimet me karakter të vështirësive sociale. Dhe aty këtu ndonjë postim me ndjenjeë pozitive nga ata që arrijnë t’i marrin vizat e punës të shteteve të Evropës Perëndimore. Paramendojeni deri ku është ngushtuar situata, ku tani i vetmi lajm i mirë për qytetarin ka mbetur gjetja e mundësisisë për ta lëshuar vendin. Po shfletuam ca faqe të librave historikë, lehtë e shpejtë gjenden te pjesa e përmbajtjes, sekuencat kur flitet për planet dhe projektet serbe për deshqiptarizimin e Kosovës, politikë kjo e kahershme e Akadamisë serbe të arteve dhe shkencave, kishës Ortodokse Serbe, dhe zbatimi i tyre nga aparati shtetëror serb. Por për fat të mirë, këto projekte në masë të madhe u dështuan, sepse gatishmëria e popullit për të qëndruar dhe për t’u kthyer në atdhe ishte e madhe” ka thënë ndër tjera Shala.