Ardian Shala: Hapja e muzeut të heroit Fadil Vata do na mbajë në mendje të kaluarën plot gjak e sakrifica të popullit tonë

25.11.2021

Shala ka thënë se veprimatria patriotike dhe sakrifica e heroit tonë për lirinë e atdheut na obligon secilin veç e veç të mendojmë e reflektojmë ndaj secilit hap që bëjmë në rrugën e përgjegjësive institucionale. Po ashtu, ai ka shtuar se hapja e muzeut do të na shërbejë ne dhe brezave të rinj si një […]

Ardian Shala: Hapja e muzeut të heroit Fadil Vata do na mbajë në mendje të kaluarën plot gjak e sakrifica të popullit tonë Foto: Ilustrim

Shala ka thënë se veprimatria patriotike dhe sakrifica e heroit tonë për lirinë e atdheut na obligon secilin veç e veç të mendojmë e reflektojmë ndaj secilit hap që bëjmë në rrugën e përgjegjësive institucionale.

Po ashtu, ai ka shtuar se hapja e muzeut do të na shërbejë ne dhe brezave të rinj si një mekanizëm që do të na mbajë të freskët në mendjet tona të kaluarën plot gjak e sakrifica të popullit tonë dhe qendresën e pandalshme pavarsisht vështirësive të përhershme.

Gjithashtu, Ardian Shala ka theksuar se amaneti i Dëshmorëve dhe Heronjve të Kombit do të realizohet atëherë kur nga vendi ynë nuk do të emigrojnë më të rinjtë tanë. Këtë amanet ja kemi borgj Dëshmorëve, ja kemi borgj atdheut.

Postimi i plotë i Shalës:

Nder dhe respekt përjetë heroit të Kombit Fadil Vata!

Veprimatria patriotike dhe sakrifica e heroit tonë për lirinë e atdheut na obligon secilin veç e veç të mendojmë e reflektojmë ndaj secilit hap që bëjmë në rrugën e përgjegjësive institucionale.

Hapja e muzeut do të na shërbejë ne dhe brezave të rinj si një mekanizëm që do të na mbajë të freskët në mendjet tona të kaluarën plot gjak e sakrifica të popullit tonë dhe qendresën e pandalshme pavarsisht vështirësive të përhershme.

Amaneti i Dëshmorëve dhe Heronjve të Kombit do të realizohet atëherë kur nga vendi ynë nuk do të emigrojnë më të rinjtë tanë. Këtë amanet ja kemi borgj Dëshmorëve, ja kemi borgj atdheut!

Lavdi heroit tonë Fadil Vata!

Lavdi të gjithë Martirëve, Dëshmorëve e Heronjve të Kombit!