Ardian Shala: Dita Botërore e Pastrimit, komunën tonë e gjen si mos më keq

18.09.2021 / Suhareka

Ardian Shala: Dita Botërore e Pastrimit, komunën tonë e gjen si mos më keq
Foto: Ilustrim

Përderisa sot shënohet Dita Botërore e Pastrimit, kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala ka mbajtur një aktivitet duke mbjellur pemë.

Shala ka thënë se si me fushatë e pa fushatë elektorale, komunën tonë e gjen si mos më keq, duke shtuar se reklama nuk e bën pastrimin e ambientit ku jetojmë dhe nuk e heqin bërllokun nga hapësira jonë jetësore.

Po ashtu, ai ka theksuar se sot kudo që kanë shkuar, kishte punë për të pastruar, si brenda qytetit në Suharekë, në deponinë në Samadraxhë në rrugën Suharekë – Rahovec dhe deponin në rrugën Reqan – Stravuqinë.


“Për ambient të pastër, duhet koncept ndryshe, edhe qasje tjetër, edhe kapacitet tjetër, edhe vullnet tjetër edhe investim që fillon nga i pari i komunës”, ka shkruar Shala.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *