Ardian Shala befason Çun Lajqin, i’a blenë pothuajse gjysmën e librave, donacion për bibliotekën e qytetit!

Ardian Shala befason Çun Lajqin, i’a blenë pothuajse gjysmën e librave, donacion për bibliotekën e qytetit!
Herolind Bytyçi

23.08.2020 / Suhareka

Aktori dhe autori i disa librave, Çun Lajçi, për disa ditë me radhë ka dalë të shesë librat e tij në qytetet e Kosovës.

Edhe pse sot ditë e dielë ai kishte zgjedhur qytetin e Suharekës, për të vazhduar në qytetin e Prizrenit.

Sipas tij arsyeja se pse po del të shesë librat e tij në qytete nuk është nga skamja por si shenjë rebelizmi për liderët për të cilët pati edhe një porosi.

Gjersa po shiste librat e tij në sheshin “Fadil Vata” autori Çun Lajqi u befasua nga deputeti i LDK-së, Dr.Ardian Shala, i cili i bleu pothuajse gjysmën e librave si donacion për bibliotekën e qytetit në Suharekë.

Lajqi u befasua edhe më shumë kur Shala i tha se këto libra meritojnë të lexohen nën rrezet e dritës dhe jo të rrin në rrezet e diellit.

LEXO EDHE:  Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nesër viziton Suharekën
RAPORTO