Ardian Shala ankohet në PZAP se në Bukosh 33 vota të tij i’u vendosën një kandidati tjetër

05.03.2021

Kështu të paktën bëhet e ditur në ankesën e kandidatit për deputetë nga LDK dega në Suharekë, Dr.Ardian Shala. Dymbëdhjetë ditë pas ditës së zgjedhjeve, saktësisht më 26 shkurt, kandidati për deputet nga LDK-së dega në Suharekë, Dr. Ardian Shala, ka deponuar në PZAP ankesë sipas së cilës pretendon që këshilli i vendvotimit ka bërë […]

Ardian Shala ankohet në PZAP se në Bukosh 33 vota të tij i’u vendosën një kandidati tjetër Foto: Ilustrim

Kështu të paktën bëhet e ditur në ankesën e kandidatit për deputetë nga LDK dega në Suharekë, Dr.Ardian Shala.

Dymbëdhjetë ditë pas ditës së zgjedhjeve, saktësisht më 26 shkurt, kandidati për deputet nga LDK-së dega në Suharekë, Dr. Ardian Shala, ka deponuar në PZAP ankesë sipas së cilës pretendon që këshilli i vendvotimit ka bërë bartje të votave nga një subjekt politik në tjetrin.

Shala është ankuar se në njërin vendvotim në fshatin Bukosh votat janë vendosur gabim nga kandidati me nr. 16 te kandidati me numër 15 dhe se ky gabim atij i ka kushtuar me 33 vota më pak.

Mirëpo pas shqyrtimit të ankesës paneli ka gjetur se ankesa e tij është e palejuar.

Shala i cili njëkohësisht është edhe kryetar ti degës së LDK-së në Suharekë, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marr 5254 vota, por që nuk kanë qenë të mjaftueshme për tu zgjedhur deputet i legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës.

Kujtojm se LDK ka dal partia e tretë në Suharekë duke marr 18,235% apo 5.249 vota.