Ardian Shala: 14 vite pa arkitektin e Republikës së Kosovës së Pavarur, Dr. Ibrahim Rugova

21.01.2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega Suharekë njëherish edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ardian Shala në 14 vjetorin e vdekjes ka kujtuar, ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Deputeti Shala ka deklaruar se Rugova gjithmonë pas një miqësie kërkonte miqësi të reja. Po ashtu kryetari i LDK-së dega […]

Ardian Shala: 14 vite pa arkitektin e Republikës së Kosovës së Pavarur, Dr. Ibrahim Rugova Foto: Ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega Suharekë njëherish edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ardian Shala në 14 vjetorin e vdekjes ka kujtuar, ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

Deputeti Shala ka deklaruar se Rugova gjithmonë pas një miqësie kërkonte miqësi të reja.

Po ashtu kryetari i LDK-së dega në Suharekë, Ardian Shala përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se u bënë 14 vite pa arkitektin e Republikës së Kosovës së Pavarur, Dr.Ibrahim Rugova.

Ndër të tjerash Shala ka thënë se na mungon shumë urtësia, menquria dhe vizioni i tij.

Ai ka kujtuar edhe atë që në fitore sillej modest, ndërsa në kundërshti sillej me heshtje dhe mirësi. I tillë ishte, lum Kosova që pati fatin të kishte prijës si ai!