Arbërita Cikaqi nga Suhareka, ‘ambasadorja’ që do të na përfaqësojë në Egjipt

24.08.2020

Ashtu si edhe vitin e kaluar edhe një tjetër udhëtim i ambasadorëve artist nga Kosova do të realizohet në muajin nëntor në Egjipt. E përzgjedhur me ftesë speciale ashtu si edhe vitin e kaluar edhe këtë vit do të jetë modelja nga Suhareka, Arbërita Cikaqi. Në rolin e modeles për piktura dhe skulptura, Cikaqi për […]

Arbërita Cikaqi nga Suhareka, ‘ambasadorja’ që do të na përfaqësojë në Egjipt Foto: Ilustrim

Ashtu si edhe vitin e kaluar edhe një tjetër udhëtim i ambasadorëve artist nga Kosova do të realizohet në muajin nëntor në Egjipt.

E përzgjedhur me ftesë speciale ashtu si edhe vitin e kaluar edhe këtë vit do të jetë modelja nga Suhareka, Arbërita Cikaqi.

Në rolin e modeles për piktura dhe skulptura, Cikaqi për të dytin vit radhazi do të bëjë jehonë në Sharm el Sheikh.

Modelja, Arbërita Cikaqi së bashku me piktoret Argenita Fetahu dhe Mimoza Rraci do të jenë në mesin e shumë artistëve nga mbarë bota.

Në rolin e saj si modele gjatë pikturimi live Cikaqi do të jetë e rrethuar nga audiencë e madhe ku do të jetë pika referuese e secilës vijë të shprehur me anë të artit.

Sipas Cikaqit pritshmëritë për këtë forum janë të mëdha, duke premtuar për vazhdimësi, si traditë e përvitshme, premtim që vjen pas suksesit të sesionit të parë vitin e kaluar të këtij.