Bizneset Vende Pune Ofertat

Arbër Bullakaj nga Suhareka tenton të bëhet shqiptari i parë në Parlamentin nacional të Zvicrës

Arbër Bullakaj nga Suhareka tenton të bëhet shqiptari i parë në Parlamentin nacional të Zvicrës

07.01.2019 Suharekë

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale

Arbër Bullakaj ka jetuar deri në moshën 8 vjeçare në vendlindjen e tij në Suharekë. Dy ditë pasi Arbri i kishte mbushur 8 vjet, së bashku me nënën, dy vëllezërit dhe motrën e tij kishin marrë rrugën e migrimit drejt Zvicrës. Në St.Gallen iu bashkuan babait të tij i cili punonte në Zvicër që nga vitet e 80-ta.

Në vitin 1994, në Kosovë ende nuk kishte filluar lufta por Arbri tregon se familja e tij e dinin që nuk kishin zgjidhje tjetër pos migrimit pasi në Kosovë kishte filluar të vinte era luftë.

“Ne e dinim se në Kosovë do të fillonte lufta por nuk e dinim kohën e saktë, në atë kohë patën filluar edhe demonstratat, pra i kam përjetuar edhe demonstratat e para, e kam pa se çka do të thotë me jetu nën represion ushtarak dhe politik”, ka rrëfyer Bullakaj për Gazetën Jeta në Kosovë.

Natyra, ngrohtësia e familjes, shoqëria, janë imazhet e bukura që ai kujton nga fëmijëria e shkurtër që ka kaluar në qytetin e Suharekës.

“Unë e kam përjetuar jetën qysh është me u rritë në Kosovë, e kam parë se si është me u rritë afër natyrës, ka qenë një anë shumë pozitive, domethënë me pas një hapësirë, me pas një jetë bashkë me familjen”, ka thënë Bullakaj.

Ndërsa ana tjetër e medaljes, e cila ka lënë gjurmë në personalitetin e Arbër Bullakajt dhe ka qenë një ndër faktorët kryesor që ai sot është aktiv në politikën e Zvicrës, është liria e munguar në Kosovë.

“Mirëpo e kam parë edhe anën e keqe, në atë kohë kur nuk ishim të lirë, në atë kohë kur Kosova ishte nën ndikimin e Serbisë e kam parë se çka do të thotë mos me i pas disa të drejta demokratike. Edhe kjo normalisht që ka ndikuar shumë edhe në personalitetin tim edhe besoj se është njëra prej pikave më të rëndësishme pse unë sot merrem me politikë në Zvicër”, ka treguar Bullakaj.

“Si ka me qenë në Zvicër, a do të më pëlqej mua, a do të gjej shokë siç i kam lënë në vendlindje, a do ta mësoj gjuhën”, kanë qenë pyetjet që ai ka bluar në mendje si një nxënës i klasës së dytë, kur kishte marrë rrugën për në Zvicër.

Por të gjitha këto pyetje që Arbri ia kishte shtruar vetes kanë marrë përgjigje posa ai kishte arritur në St.Gallen. St.Gallen ishte shndërruar në strehë për shumë familje shqiptare që kishin ikur nga Kosova.

Pas 12 viteve jetë në Zvicër, Arbër Bullakaj kishte vendosur të merrte më në fund pasaportën zvicerane. Kryetarja e Komisionit për Natyralizim kishte qenë ajo që e kishte tërhequr Bullakajn drejt politikës edhe pse ai këtë fushë e kishte pasur gjithmonë për zemër.

Pyetjet e kryetares së Komisionit kishin vënë në pah interesimin e Bullakajt për politikën. Pas marrjes së pasaportës zvicerane, kryetarja e Komisionit për Natyralizim, e cila është edhe nënkryetarja e PSD-së në nivel të Zvicrës, i ka rënë numrit të telefonit të Bullakajt për ta pyetur nëse ai është i interesuar për të qenë aktiv në jetën politike në Zvicër.

Tashmë po bëhen 12 vite që Arbër Bullakaj është pjesë e jetës politike në Zvicër, qe 8 vite ai merret intensivisht me politikë, qe 7 vite është pjesë e Parlamentit komunal dhe qe 4 vite është nënkryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD) në nivelin kantonal.

Edhe pse Zvicra është një ndër shtetet më demokratike, e cila nuk ka përjetuar kurrë luftë, trajtimi i emigrantëve ka bërë që Bullakaj të ngris zërin për këtë çështje.

“Unë fakt jam njeri i politizuar, i politizuar nga jeta, me atë çka kam parë në Kosovë. Në Zvicër jeta është shumë më demokratike por edhe në Zvicër ka probleme. Në atë kohë i kishte disa probleme në sjellje me emigrantët që nuk më kanë pëlqyer dhe për atë nëse nuk je dakord me diçka që ndodhë në politikë duhet me qenë edhe vet aktiv në politikë për me ndryshu diçka”, është shprehur Bullakaj.

Arbër Bullakaj është njëri nga kandidatët e PSD-së në kantonin e St. Gallen, pretendent për t’u bërë deputet i Parlamentit nacional të Zvicrës.

Edhe pse Bullakaj ka thënë se ka qenë e pritur që ai të ishte në listën me 12 të nominuarit e partisë në këtë kanton prapëseprapë ka qenë një konkurrencë e fortë brenda partisë. Por sipas tij, më e mira ka qenë që emri i tij nuk është diskutuar fare nëse duhej të renditej në këtë listë apo jo.

“Konkurrenca brenda partisë ishte shumë e madhe sepse kishte shumë persona të interesuar për të qenë pjesë e listës, disa prej tyre edhe me mjaft eksperiencë politike. Në fund u zgjodha edhe unë si kandidat dhe çka ishte më e mira nuk u vë fare në dyshim emri im për të qenë pjesë e listës, kjo tregon që partinë e kam pas shpinës dhe më përkrahë shumë”, ka thënë ai.

Më 18 janar do të vendoset për numrat që do t’i bartin kandidatët brenda partisë për zgjedhje. Sipas Bullakajt, kjo është një fazë shumë e rëndësishme pasi sa më i vogël të jetë numri, mundësia është më e madhe për t’u bërë pjesë e Parlamentit.

Pas kësaj faze, është radha e përgatitjeve për fushatën e cila do të marrë kohë e energji deri në muajt e verës.

“Në shtator është faza e fundit kur edhe fillojnë të vijnë fletëvotimet dhe tani i kemi kohë tri javë kohë me i dorëzu. Në fakt në Zvicër 80 për qind e fletëvotimeve bëhen me postë”, ka treguar Bullakaj.

Tri javët gjatë të cilave dorëzohen fletëvotimet janë vlerësuar si shumë të rëndësishme nga Bullakaj për mobilizimin e shqiptarëve dhe zviceranëve për të dalë në votim. Derisa më 20 tetor, në ditën vendimtare për legjislaturën e ardhshme në Zvicër do të votojnë 20 përqindëshi që kanë mbetur pa votuar./Kallxo/

ISEFERI SH.P.K. Prodhim Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Print House Reklama/Shtyp Rr. Bajram Curri - Suharekë,
Kosovë
Theranda Basket OJQ Sport Rr Brigada 123,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende89 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë