Edhe pse Komuna e Suharekës ditë më parë kishte bërë përurimin e dy e-kioskëve për lehtësimin e procedurave të nxjerrjes së dokumenteve, siç duket kjo nuk e ka zbutuar aspak ngarkesën e Qendrës për Prodhimin e Dokumenteve.
Me të filluar orari i punës së Qendrës për Prodhimin e Dokumenteve shumë mërgimtar kanë mësyrë zyret e kësaj qendre për të aplikuar për pasaporta dhe letërnjoftime.
Një mërgimtar në kushte anonimiteti është shprehur i irrituar me maltretimet sipas tij që po ju bëhen bashkëvendasëve duke filluar nga pritja në rend deri në 50 minuta e deri te procesi i aplikimit për pasaportë ose edhe letërnjoftim.
Edhe pse ndahet i kënaqur me vendosjen e e-kioskave dhe se pa asnjë problem ka tërhequr dokumentet që ofrohen në e-kiosk, qytetari në fjalë thotë se pritjet e gjata dhe puna vetëm me një sportel po krijon rend të gjatë të pritjev dhe pakënaqësi te shumë qytetarë të tjerë.