Anëtari i kryesisë së LDK-së në Suharekë i quan bandit udhëheqësit e komunës

16.09.2020

Anëtari i kryesisë së LDK-së dega në Suharekë, Selman Kolgeci, i ka reaguar kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj lidhur me transparencën në prokurim. Të martën kryetari Muharremaj ka publikuar infografikën e një hulumtimi të ISDY-së për tri faza tenderuese, ku në njërën ndër to është edhe tenderi për asfaltimin e rrugës Bukosh-Reqan. Sipas […]

Anëtari i kryesisë së LDK-së në Suharekë i quan bandit udhëheqësit e komunës Foto: Ilustrim

Anëtari i kryesisë së LDK-së dega në Suharekë, Selman Kolgeci, i ka reaguar kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj lidhur me transparencën në prokurim.

Të martën kryetari Muharremaj ka publikuar infografikën e një hulumtimi të ISDY-së për tri faza tenderuese, ku në njërën ndër to është edhe tenderi për asfaltimin e rrugës Bukosh-Reqan.

Sipas infografikës të publikuar nga Muharremaj në të tri fazat transparenca në prokurim ka marr pikë të larta.

Por me këtë nuk po pajtohet anëtari i LDK-së dega në Suharekë, Selman Kolgeci, i cili ndër tjera ka shkruar se nuk mund të flasim për nivel të knaq’shëm të transparences, ruajtjes së buxhetit, dhe llogaridhënjes në prokurim kur në krye të saj keni vendosur një person i cili është i lidhur këmbë e kokë me krimin dhe korrupsionin dhe i cili është i gatshëm ta shkel ligjin me të dyja këmbët sa herë që ka kërkesë nga kapo i tijë për të favorizuar 4-5 kompanitë me të kanë lidhje biznesore e partiake!

Tutje Kolgeci ka shkruar se në afat prej 1 muaji ,Komunës sonë ju kanë pezulluar/janë në procedurë 5 lëndë nga OSHP -ja , kjo tregon se ky zyrtarë i lartë i prokurimit është i paditur dhe i korruptuar! Nuk mund të flasim për përmirësim të imazhit të Komunës së Suharekës përderi sa në krye të saj kemi këta bandit dhe keqpërdorues të taksave të qytetarëve.