Ambient i pastër, 4559 kontenjerë do të shpërndahen në fshatrat e Suharekës

08.07.2020

Në Komunën e Suharekës, sot kanë arritur 800 kontejnerë të madhësisë prej 120l të cilat do të shpërndahen falas në disa fshatra malore, ndërsa në ditët në vijim do të vijnë edhe kontinjerë tjerë dhe numri i tyre është 4 mijë e 559 copë dhe do të shpërndahen nëpër fshatra të Komunës. E gjithë kjo […]

Ambient i pastër, 4559 kontenjerë do të shpërndahen në fshatrat e Suharekës Foto: Ilustrim

Në Komunën e Suharekës, sot kanë arritur 800 kontejnerë të madhësisë prej 120l të cilat do të shpërndahen falas në disa fshatra malore, ndërsa në ditët në vijim do të vijnë edhe kontinjerë tjerë dhe numri i tyre është 4 mijë e 559 copë dhe do të shpërndahen nëpër fshatra të Komunës.

E gjithë kjo po bëhet për një mjedise të pastër për të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës, ndërsa është pjesë e projektit të përbashkët: Shërbime të Qëndrueshme Komunale GIZ-SMS.

Mjetet janë siguruar nga grandi i fituar vitin e kaluar të GIZ-it dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor që ka një vlerë prej 146,729 euro.