Tërmeti Ambasadori Nait Hasani viziton Suharekën dhe ndan mirënjohje për zjarrfikësit

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka vizituar Komunën e Suharekës me ç’rast ka ndarë mirënjohje nga kryeministria për zjarrfikësit e Suharekës.

Në emër të kryeministrisë ambasadori Hasani ka falënderuar Komunën e Suharekës dhe zjarrfikësit e Suharekës për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë në operacionet e kërkim- shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ndërsa kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj e ka falënderuar ambasadorin për vizitën dhe ka treguar se ka qenë dëshirë dhe gatishmëri e zjarrfikësve të marrin pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Ambasadori Hasani, i ka përcjellur falënderimet dhe mirënjohjet e kryeministrit Rama për Komunën e Suharekës, respektivisht për njësitin e Zjarrfikësve nga Suhareka për kontributin e jashtëzakonshëm të Zjarrfikësve duke shpëtuar jetë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.