Ambasadori Minxhozi pjesë e aksionit të pastrimit në Suharekë

22.04.2022

Në Ditën e Tokës, komuna jonë së bashku me nxënës të shkollave të mesme dhe fillore si dhe organizata të ndryshme kanë pastruar mjedise në tërë territorin e komunës. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka falënderuar ambasadorin Minxhozi për mbështetjen që ka dhënë në këtë aksion për pastrim të mjedisit. “Faleminderit ambasadorit të […]

Ambasadori Minxhozi pjesë e aksionit të pastrimit në Suharekë Foto: Ilustrim

Në Ditën e Tokës, komuna jonë së bashku me nxënës të shkollave të mesme dhe fillore si dhe organizata të ndryshme kanë pastruar mjedise në tërë territorin e komunës.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka falënderuar ambasadorin Minxhozi për mbështetjen që ka dhënë në këtë aksion për pastrim të mjedisit.

“Faleminderit ambasadorit të Shqipërisë, Qemal Minxhozi për përkrahjen në pastrimin e ambientit”, ka thënë kryetari Muharremaj.

Ndërsa, vet Minxhozi është shprehur i lumtur dhe apeloi të gjithë qytetarët që të kujdesen për mjedisin dhe të shtojnë hapësirat e gjelbra.

Muharremaj ka thënë se do të ngrihet edhe Parku i Ambasadorëve, ku secili ambasador i akredituar në vendin tonë do të mbjellë një fidan dhe ngjit do të valojë flamuri i shtetit që përfaqëson.

Ndryshe, Muharremaj ka thënë se Suhareka dhe qytetarët e saj do ta bëjnë historinë sepse janë të vendosur në qëllimet e tyre.