Ambasada e Zvicrës në Kosovë ndan medalje për policin Blerim Kuqi

10.07.2020

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka ndarë medalje për zyrtarin policor, Blerim Kuqi, i cili ka ndihmuar një shtetase zvicerane pas një “tmerri” që kishte përjetuar me rastin e plaqkitjes së saj. Në një artikull të kushtuar rastit të plaqkitjes së gruas zvicerane në Suharekë, se si një polic nga Suhareka(Blerim Kuqi) ka strehuar dhe […]

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ndan medalje për policin Blerim Kuqi Foto: Ilustrim

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka ndarë medalje për zyrtarin policor, Blerim Kuqi, i cili ka ndihmuar një shtetase zvicerane pas një “tmerri” që kishte përjetuar me rastin e plaqkitjes së saj.

Në një artikull të kushtuar rastit të plaqkitjes së gruas zvicerane në Suharekë, se si një polic nga Suhareka(Blerim Kuqi) ka strehuar dhe ka ndihmuar gruan zvicerane është bërë lajm edhe në prestigjiozen zvicerane Blick.ch.

Raportim ky nga Herolind Bytyçi për <<Blick.ch>> ka treguar punën profesionale të Policisë së Kosovës, e cila brenda pak orësh ka arritur të identifikojë dhe të arrestoj dy të dyshuarit e përfshirë në plaqkitjen e gruas zvicerane në Suharekë, shkruan SuharekaOnline.

Më tutje raportimi tregon se pavarësisht rastit fatkeq që i kishte ndodhur shtetases zvicerane, diçka e mirë kishte ndodhur, një polic i Kosovës nga Suharek (Blerim Kuqi) kishte treguar vlerat më të mëdha të humanizmit dhe të mikpritjes duke i ofruar strehim dhe përkujdesje derisa ajo kishte marr fluturimin për në Zvicër.