Albana Bytyqi “rreshtohet” pas Haxhi Shalës, kalon në AAK

09.07.2020

Asambleistja nga radhët e NISMA’s në Suharekë, Albana Bytyqi, nga sot është rreshtuar në krah të deputetit Haxhi Shala dhe ka kaluar në AAK. “Unë si Kryetare e Gruas së Nismës Socialdemokrate dega në Therandë, si asambleistja më e votuar në këtë subjekt, jap dorëheqjen time nga ky subjekt politik, dhe tash e tutje angazhimi […]

Albana Bytyqi “rreshtohet” pas Haxhi Shalës, kalon në AAK Foto: Ilustrim

Asambleistja nga radhët e NISMA’s në Suharekë, Albana Bytyqi, nga sot është rreshtuar në krah të deputetit Haxhi Shala dhe ka kaluar në AAK.

“Unë si Kryetare e Gruas së Nismës Socialdemokrate dega në Therandë, si asambleistja më e votuar në këtë subjekt, jap dorëheqjen time nga ky subjekt politik, dhe tash e tutje angazhimi im politik do të vazhdoj në AAK.

Po’ashtu kontributi im në Asamblenë Komunale do të vazhdoj brenda grupit të AAK-së.

Dua ti falenderoj përzemërsisht të gjithë mbështetësit dhe përkrahësit të cilët më votuan.

Do të mbetem zëri i tyre dhe asnjëherë nuk do ta kenë braktisjen, por angazhimin e sinqertë dhe institucional.

Rrugëtimin tim do të vazhdoj së bashku më deputetin z.Haxhi Shala i cili çdo herë ishte zëri ynë, si në Kuvendin e Kosovës, por edhe në organet e partisë!” ka bërë të ditur ajo.