Alarmante: 888 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 5 në Suharekë

11.08.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 6,086 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 888 raste pozitive. Brenda 24 orëve është […]

Alarmante: 888 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 5 në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 6,086 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 888 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes nga ky virus. Rasti i vdekjes është nga komuna e Gjilanit.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë (182), Gjilan (78), Gjakovë (77), Pejë (67), Ferizaj (60), Klinë (60), Prizren (46), Mitrovicë (45), Lipjan (41), Fushë Kosovë (35), Rahovec (29), Viti (25), Deçan (19), Kamenicë (17), Malishevë (17), Istog (14), Podujevë (13), Gllogoc (12), Vushtrri (12), Obiliq (9), Skenderaj (8), Kaçanik (5), Suharekë (5), Shtime (5), Junik (4), Kllokot (2), Novobërdë (1).

Numri total i rasteve pozitive është 111,644 raste prej 953,794 personave të dyshimtë për virusin SARS CoV-2 pozitiv dhe 2,274 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 38 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,881.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (9), Mitrovicë (5), Gjakovë (4), Obiliq (4), Klinë (4), Prizren (3), Fushë Kosovë (2), Gllogoc (2), Skenderaj (1), Istog (1), Pejë (1), Podujevë (1), Lipjan (1).

Në total numri i rasteve aktive është 3.489.