Alarmante: 700 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

26.08.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 2,541 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 14 viktima nga ky virus. Brenda 24 ore janë regjistruar 64 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve pozitive me […]

Alarmante: 700 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 2,541 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 14 viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 64 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  453, Prizren  276, Pejë  186, Gjilan  166, Ferizaj  152, Klinë  145, Gjakovë  145, Mitrovicë  132, Podujevë  126, Fushë Kosovë  113, Istog  74, Lipjan  70, Suharekë  64, Shtime  58, Skenderaj  50, Vushtrri  48, Obiliq  43, Malishevë  36, Kamenicë  35, Deçan  35, Gllogoc  28, Dragash  19, Rahovec  19, Kaçanik  18, Hani i Elezit  18, Viti  17, Graçanicë  12, Shtërpcë  2, Mamushë  1.

Po ashtu, janë shëruar 604 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 108,603 raste.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Gjakovë  217, Prishtinë  83, Gjilan  69, Ferizaj  62, Mitrovicë  45, Lipjan  23, Gllogoc  22, Pejë  19, Klinë  16, Skenderaj  9, Vushtrri  8, Shtime  6, Kaçanik  6, Kamenicë  5, Viti  5, Istog  3, Kllokot  2, Obiliq  1, Junik  1, Rahovec  1, Fushë Kosovë  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 23.845, prej tyre 700 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 134,818 raste dhe 2,370 raste të vdekjes.