Alarmante: 308 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

19.08.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 2,110 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 4 viktima nga ky virus. Brenda 24 ore janë regjistruar 113 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve pozitive me […]

Alarmante: 308 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 2,110 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 4 viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 113 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  375, Gjilan  168, Gjakovë  166, Podujevë  130, Suharekë  113, Ferizaj  107, Prizren  102, Klinë  97, Mitrovicë  90, Lipjan  90, Pejë  84, Istog  76, Kaçanik  66, Fushë Kosovë  64, Rahovec  60, Gllogoc  51, Malishevë  47, Deçan  45, Vushtrri  44, Viti  43, Kamenicë  26, Junik  14, Obiliq  12, Hani i Elezit  10, Skenderaj  9, Shtime  8, Graçanicë  7, Dragash  5, Shtërpcë  1.

Po ashtu, janë shëruar 130 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 106,408 raste.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Gjilan  36, Ferizaj  23, Pejë  14, Prizren  10, Prishtinë  10, Mitrovicë  9, Obiliq  8, Kaçanik  5, Viti  5, Deçan  3, Rahovec  1, Suharekë  1, Klinë  1, Istog  1, Shtime  1, Zubin Potok  1, Fushë Kosovë  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 12.159, prej tyre 308 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 120,862 raste dhe 2,295 raste të vdekjes.