Aktiviteti dhe puna e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, lavdërohet edhe në mediat gjermane.

Për punën e mirë, aktivitetet dhe angazhimin e madh që po bënë kryetari Muharremaj për qytetarët e Komunës së Suharekës, po befasohen për të mirë delegacionet e ndryshme që po e vizitojnë këtë Komunë.

Ata pasi po i shohin nga afër rezultatet e këtij angazhimi po e përgëzojnë kryetarin Muharremaj.

Ngjashëm ka vepruar edhe kryetarja e qytetit te Felbach-ut nga Gjermania znj.Gabriele Zull kur e kishte vizituar Komunën e Suharekës. Për përshtypjet e saja të mirë nga vizita në Suharekë kanë shkruar edhe mediat gjermane.