Aktivitetet politike në shkollat e Suharekës, a po dezinfektohen ato?!

11.02.2021

Me të filluar fushata zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shumë objekte shkollore janë shfrytëzuar nga partitë politike për tubime elektorale. Duke pasur parasysh situatën me pandeminë COVID-19 në vend e veçanërisht në Komunën e Suharekës e cila aktualisht bënë pjesë në zonën e kuqe, mbajtja e aktiviteteve nëpër objektet shkollore paraqet rrezik […]

Aktivitetet politike në shkollat e Suharekës, a po dezinfektohen ato?! Foto: Ilustrim

Me të filluar fushata zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shumë objekte shkollore janë shfrytëzuar nga partitë politike për tubime elektorale.

Duke pasur parasysh situatën me pandeminë COVID-19 në vend e veçanërisht në Komunën e Suharekës e cila aktualisht bënë pjesë në zonën e kuqe, mbajtja e aktiviteteve nëpër objektet shkollore paraqet rrezik për nxënësit dhe mësimdhënësit pasi që të njejtat shfrytëzohen ditëve pasuese.

E lidhur me këtë temë në një prononcim për SuharekaOnline, Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani ka thënë se të gjitha shkollat tanimë kanë mjete dhe dezinfektimin e bëjnë vet, mirëpo ai thotë se Komuna e Suharekës ka kontratë me një kompani e cila në bazë të kërkesave bënë dezinfektimin.

Bajselmani thotë se deri më tani të gjitha tubimet nëpër shkolla kanë qenë me numër të vogël të pjesmarrësve, duke e përjashtuar tubimin e një partie politike e cila ka mbajtur aktivitet politik në shkollën e mesme profesionale (SHMP) ”Abdyl Ramaj” në Shirokë, ku pas këtij takimi është dezinfektuar vetëm koridori i shkollës, pjesë kjo ku edhe është organizuar ai.

Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani për SuharekaOnline ka bërë të ditur se pavarësisht faktit që Suhareka bënë pjesë në zonën e kuqe, situata me pandeminë COVID-19 nëpër shkolla aktualisht është në gjendje të mirë, duke theksuar se asnjë mësimëdhënës dhe nxënës nuk është i infektuar me COVID-19.